Si të heqim thonjtë fallco thjesht dhe pa dëmtuar thonjtë realë

17147

A ju ka ndodhur të keni vendosur thonjë fallco për një rast dhe keni pritur sa të fillojnë të bien vetë ose i keni hequr duke dëmtuar thonjtë? Ky artikull flet për mënyrën më të mirë te heqjes së thonjve me tipsa pa dëmtuar thonjtë tuaj dhe pa dhimbje.

Metoda 1

1.  Me një prehëse thonjsh prisni thonjtë fallco deri afër thonjve tuaj realë.

Kjo do të ndihmojë açetonin të veprojë më mirë (hapi mëposhtë).

2.  Filloni të lëmoni me një limë pjesën e sipërme të thonjve.

Kjo do të dobesojë strukturën e thonjve fallco.

3.  Lyeni 10 topa pambuku me açeton dhe lyeni pak thonjtë paraprakisht. Prisni dhe 10 shirita me letër alumin me gjerësi dhe gjatësi sa tjua mbështjellin thonjtë.

4.  Vendosni pambukun me açeton nëpër gishta dhe mbështilleni me letër alumini në mënyrë që mos të rreshqasin.

5.  Mbajeni pambukun për 30 minuta.

6.  Pasi ta keni hequr pambukun me një shkop shishqebapi ose kunja dhëmbësh filloni ti kruani thonjtë në mënyrë që të dalin. Pasi janë bërë me açeton thonjtë do të dalin me lehtësi.

7.  Lajini duart mirë.

8.  Me një limë lëmoni pjesën siperfaqësore të thonjve.

9.  Lani përsëri duart dhe fërkoni duart me krem.

Metoda 2

1.  Me një prehëse thonjsh prisni thonjtë fallco deri afër thonjve tuaj realë.

900px-Take-off-Fake-Nails-Step-9-Version-2

2.  Filloni të lëmoni me një limë pjesën e sipërme të thonjve.

900px-Take-off-Fake-Nails-Step-10

3.  Lyeni pjesën e gishtit para thonjve me pak vazelinë për mbrojtje.

4.  Mbushni një tas të vogël me aceton.

5.  Fusni gishtat dhe mbajini për 15-20 minuta.

6.  Hiqini thonjtë një nga një me dorë . Ngjitësi do të jetë dobësuar mjaftueshëm dhe ju do ta keni mjaft të lehtë.

7.  Lajini mirë duart.

8.  Me një limë lëmoni pjesën siperfaqësore të thonjve.

9.  Lani përsëri duart dhe fërkojini me krem zbutës ose vaj ulliri.

 

 

 

Total 18 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?