1. Krehni gëzofin (qimet).
Krehja e gëzofit të pomerianit tuaj duhet të kthehet në përditshmëri.
• Krehja mënjanonë ngatërrimet dhe nyjet e mundshme në gëzof.
• Gjithashtu ul numrin e larjeve të qenit tuaj.
2. Lani zona të pomerianit tuaj në mënyrë periodike.
Këtë ju mund ta bëni duke lagur një peshqir me ujë.
Pastroni me kujdes zonat e meposhtme:
• Pjesa e pasme
• Putrat
• Zona rreth gojës
• Sytë
• Veshët
• Kjo procedurë duhet të kryhët 3-4 herë në javë.
3. Lani pomerianin tuaj 1 herë në 2 javë.
Shpesh herë ne i lëmë shokët tanë leshatorë mbas dore sidomos kur jemi të ngarkuar. Një pomerian ka nevojë të paktën për një banjë 1 herë në dy javë.
• Gjithmon përdorni shampo specifike për qen.
• Gjatë larjes kriheni vazhdimisht për të mënjanuar nyjet e mundshme.
• Pas banje thaheni me peshqir jo me tharëse.
Nëse pomeriani juaj nuk është mësuar me tharëse ju mund ti shkaktoni stres të panevojshë sidomos pas stresit të kaluar nga dushi ( I padëshiruar )
Kujdes:
Larjet e tepruara i bëjnë dëm lëkurës së pomerianit.
4. Me një gërshërë pritni majat e qimeve.
Kjo proçedurë ka pak nevojë për eksperience por me kalimin e kohës bëhet mjaft e thjeshtë.
Prerja e vazhdueshëm e qimeve tek pomeriani juaj e bën pellushin e tyre më me shkëlqim.
Kujdes:
Nëse vendosni ta qethni komplet pomerianin prisni sa të ngrohet koha. Këtë gabim e kam bërë dhe unë duke e qethur pomerianin tim në mars kur ishte relativisht ngrohtë, por koha pati një ndryshim për keq dhe aktiviteti fizik i pomerianit tim u ul ndjeshëm dhe ajo dridhej vazhdimisht.
5. Prisni qimet e tepërta rreth putrave, veshëve, dhe të mprapmeve.
6. Pritjani thonjtë 1 herë në 6-8 javë.
Prerja e thonjvë të një qeni është mjaft e sikletshme.
• Prerja duhet të kryhet me një prehëse për qen (mund ta gjeni tek TEG ose ne çdo klinike veterinare)
• Kini kujdes të mos prisni damarët e gjakut që ndodhen brenda thonjve të qënit.
Për më shumë informacion si kryhet prerja e thonjve Klikoni foton e mëposhtë për tju çuar tek artikulli përkatës:
7. Aplikoni solucione antiparazitare 1 herë çdo 2-3 muaj.
Sado i pastër të jetë qeni juaj dhe ambjenti ku ai rri egziston mundesia që ai mund të ketë parazitë. Aplikoni antiparazitarë 1 herë çdo 2-3 muaj sipas instruksioneve të veterinarit ose shitësit.
8. Luani me ta.
Siç e keni parë dhe vetë rraca e pomerianëve është mjaft lozonjare.Shpenzoni të paktën 1 orë duke luajtur me ta .
9. Dhurojini shumë dashuri
Besoj se të gjithë ju që po e lexoni këtë artikull e doni shumë pomerianin tuaj sikurse unë . Pomerianet janë kafshë që kanë nevojë për shume dashuri dhe vëmëndje. Kjo i ul atyre stresin dhe i shton jetëgjatësine. Plus Ju e dini që me i/e lumturi/a për mberritjen tuaj në shtëpi është pomeriani juaj .