Është shumë e rëndësishme të kujdesesh për thonjtë e qenit tuaj. Nëse thonjtë e qenit tuaj sidomos rracave të pastra lihen të pa prera ato mund të shkaktojnë dëmtime të kockave si dhe mund të ngulen në putrat e tyre duke shkaktuar infeksione të ndryshme.
1. Zgjidhni një kohë kur qeni juaj është i qetë dhe i relaksuar.
2. Poziciononi qenin tuaj në një mënyrë qe ju të shihni putrat mirë (me kurriz ose të ulur).
3. Mbani njërën shputë fort në njërën dorë dhe prehësen e thonjve në tjetrën.
4. Shikoni ku i ka qeni juaj venat.
• Në rracat me thonjë të zeza do të keni pak probleme kështu qe më mirë konsultohuni me veterinerin tuaj.
5. Poziciononi prehësen pak më lart se vena e qenit.
6. Pritini me kujdes.
7. Nëse majat e thonjve kanë ngelur shumë të mprehta atëherë lëmojini me limë fundet e mprehta.