Si të lidhim pajisje të tjera me internetin e Android (Hotspot)

2059

Në këtë artikull do të mësojmë se si të hapim internetin (hotspotin) nga smartphoni juaj Android dhe të bëjmë të mundur që të lidhen pajisje të tjera si laptopi ose ndonjë smartphonë tjetër.

•  Ky artikull është vetëm për Android 4.0 dhe sipër. Androided më të vjetër e kanë më ndryshe proçesin.

1.  Shkoni tek “Settings”.

2.  Sigurohuni të jeni në faqen “Connect” dhe në fund klikojmë tek “More…”.

3.  Klikojmë tek “Tethering & portable hotspot”.

4.  Dhe tek “Wi-fi hotspot” klikojmë butonin “OFF” që të kthehet në “ON”.

5.  Kur të jetë kthyer në “ON” duhet të klikojmë tek pjesa e shkronjave siç tregohet më poshtë për të vendosur emër dhe fjalëkalim për internetin që sapo krijuat.

6.  Klikojmë “Set up Wi-Fi hotspot”.

7.  Tek “Network SSID” shkruajmë emrin që dëshirojmë.

8.  Dhe tek “Password” shkruajmë fjalëkalimin e dëshiruar.

9.  Në fund klikojmë “Save” dhe çdo gjë është e përfunduar.

 

•  Që të bësh të mundur lidhjen me pajisjen tjetër duhet të hapësh wirelessin tek ajo pajisje dhe të gjesh linjën me emrin që sapo i vendosëm dhe të shkruash fjalëkalimin e mësipërm.

•  Mbasi të mbaroni mos harroni të fikni hotspotin ashtu siç e ndezëm sepse të harxhohet bateria shumë më shpejtë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?