Si të mësojmë më mirë

1411

1.  Mëso tipin tënd.

Në mënyrë që të mësoni në mënyrë efektive është e domosdoshme të dini se si të mësoni.

Egzistojnë tre lloj kategorish për të mësuar dhe secili prej nesh bie në një kategori. Edhe nëse ju jeni të ndarë mes dy kategorish është e mirë të dini se kush është mënyra që nuk funksionon që mos ta përdorni atë.

•  Visualisht (Vizual).

Shumë njërëz mësojnë nëpërmjet vizualitetit. Ata zakonisht duhet të priren të qëndrojnë në bankat e para dhe të mundohen ti shohin shënimet sa më shumë dhe ti imagjinojnë ato. Ata kanë avantazhe në lëndë si gjeografia apo biologjia ku ka shumë ilustrime pasi mund të lidhin materialet me illustrimet.

•  Duke dëgjuar (i Veshit).

Disa nga nxënësit e kanë më të thjesht të memorizojnë një material të caktuar duke e dëgjuar. Në këtë kategori futen personat të cilët preferojnë të lexojnë tekstin me zë të lartë ose të cilët e mësojnë mësimin duke e dëgjuar nga mësuesja apo pedagogu.

•  Të prekurit ose të bërit (Kinestetik).

Në këtë kategori futen nxënësit të cilët mësojnë më mirë duke prekur ose duke bërë dicka. Ata janë zakonisht aktiv por kanë dhe nevojë për pushime të shpeshta. Ata përdorin shumë gjeste me duar ndërsa flasin. Ata janë të prirur pas aktiviteteve të cilat përfshijnë manipulimin e materialeve të ndryshme si pshb: gatimi, inxhinieria etj.

Cila nga këto kategori ju përshkruan ju më mirë? Nëse keni vështirësi të gjeni tipin tuaj konsultohuni me ndonjë profesor ose me miq.

2.  Kupto dallimin.

•  Çdo nxenës ka nevojë për mënyra të ndryshme për të kuptuar, konceptuar dhe për të memorizuar informacionin e dhënë.

Përshëmbull :

Nëse i thua një nxënësi vizual për të mësuar atë që ti the ai nuk do ta memorizoj dot.

Nëse i thua një nxënësi kinestetik të shohi një dokumentar si të bëj diçka ai ndoshta nuk do të jetë në gjëndje ta bëjë.

Në këtë rast nuk ka të bëjë inteligjenca por metoda e gabuar e thithjes së informacionit.


 

Kategoria 1

Nxënësit Vizual

1.  Përdorni materiale të shkruara për të mesuar.

•  Shkruani atë që dëgjoni përktheni cdo gjë në një material që mund ta shihni.

•  Hidhini cdo shënimi një sy të dytë.

2.  Përdorni grafikë.

Nëse mësuesi juaj thotë pshb:

Popullsia ishte 30% franceze, 30 % angleze, 25 % latine dhe 15 % e përzier atëherë thjesht vizatoni një grafik të rrumbullakët dhe ngjyrosini sipas ngjyrave të cilat i lidhni me shtetet përkatëse.

3.  Mbani shënime të mira.

Nëse mësuesi juaj flet shpejt atëherë mundohuni të mësoni të shkruani shpejt. Nëse kjo nuk funksionon atëhere mund ti kërkoni ndihmë mësuesit për të nxjerrë pikat kyc. Ata do të gëzohen për entuziazmin tuaj.

 


 

Kategoria 2

Nxënësit e veshit

1.  Regjistroni mësimin ose leksionin.

Tani që teknologjia ka arrit në këtë nivel ju mund të përdorni telefonin tuaj por kujdes, gjithmon lajmëroni mësuesin ose pedagogun tuaj që jeni duke rregjistruar duke i thënë dhe shkakun.

2.  Bëni pyetje.

Si një nxënës që mëson duke dëgjuar bashkëbisedimi me mësuesin është një avantazh për ju pasi mund të sqaroni gjërat e paqarta të cilat do ti kishit të vështira ti mësoni duke i parë.

Nëse jeni tip i turpshëm atëhere prisni pas mësimi dhe pyeteni mësuesin për paqartësitë.

3.  Krijo grupe studimi.

Formo një grup studimi me shoqerinë tuaj. Ju dhe ata do të kenë rezultate më të mira pasi mund të shkëmbeni informacione dhe të sqaroni paqartësitë.

 


Kategoria 3

Nxënësit kinestetik

1.  Demostroni një koncept.

•  Jini gjithmon aktivë duke marrë pjesë në bisedime.

•  Mundohuni të sqaroni çdo gjë duke përdorur duart.

•  Nëse keni një eksperiment në biologji atëherë jini i pari i cili ti provojë ato.

2.  Përdorni ngjyra të ndryshme.

Nëse mbani shënime atëhere nënvizoji ato me ngjyra të ndryshme.

3.  Përfshihuni fizikisht.

•  Nëse keni për të mësuar histori atëhere vizitoni muzeun në qytetin tuaj.

•  Nëse keni për të parë si funksionon atëhere formojini vetë ato duke përdorur modele artizanale.

 Jini kreativ.


 

Për të gjithë nxënësit.

1.  Studioni në grupe pas shkollore.

Në Shqipëri kjo ndodh zakonisht në prag provimesh si konsultim, qëndroni në të gjitha konsultimet mos i lini ato.

2.  Jini të durueshëm.

Të ndërrosh mënyrën e studimit nuk është gjithmon e lehtë. Tregohuni të durueshëm pasi ndryshimi nuk ndodh brenda natës.

3.  Shikoni dokumentarë.

Mundohuni të shikoni sa më shumë dokumentare. Nëse keni për të mësuar luftën e dytë botërorë shihni një dokumentar dhe do të shihni rezultatet.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?