Si të ndahemi në mënyrën më të përshtatshme

3046

Ndarjet ndodhin për arsye dhe shkaqe të ndryshme. Shpesh herë asnjëri nga palët nuk është fajtorë.

1.  Mendoni mirë para se të vendosni.

Vështroni mendimet tuaja si një person pasiv, pa ndikuar në ato, sikur të shihni një film. Le të rrjedhin ato para syve tuaj. Ju vetëm merrni frymë thellë, relaksohuni dhe vështroni ngjarjen pa gjykuar, sikur ndodh mes dy personave tjerë dhe jo mes juve.

2.  Në një letër shkruani të gjitha cilësit pozitive dhe negative te partnerit tuaj.

Kjo do tju ndihmojë të gjykoni.

3.  Nëse edhe më tej mendoni se duhet të ndaheni, atëherë bëjeni këtë në mënyrën si  të kishit pasur dëshirë dikush t’ju braktis juve.

Vërtet është vështirë për ta “shqelmuar” dikë që është në lidhje me ty, prandaj mënyra më e mirë është të këshilloheni me zemrën tuaj dhe ta braktisni ashtu si kishit dashur dikush t’ju braktis juve.

4.  Keni nda mendjen ta braktisni partnerin, e keni gjetur mënyrën duke u konsultuar me zemrën tuaj prandaj, mos t’ju vjen keq.

Shpesh ndodh që kur duam të ndahemi nga dikush, e fajësojmë veten me faj që nuk ekziston. Lidhja quhet lidhje sepse shërben për t’u bashkuar me dikë, po edhe për t’u ndarë. Këtu nuk jemi duke folur për martesë apo fejesë, që është tjetër formë e lidhjes. Në lidhjet para martesore apo para fejesës, ose duhet të jeni në gjitha aspektet të kënaqur me partnerin, dhe pastaj ta kurorëzoni atë lidhje me martesë, ose ju vendosni, keni drejtë ta këputni atë lidhje, qoftë edhe sado pak që ndiheni të zhgënjyer.

5.  Mos kundërshtoni dhe mos u fjalosni gjatë ndarjes.

Ndarje ideale nuk ka. Partnerin me të cilin /cilën doni të shkëputni lidhjen e dashurisë, kurrë mos e fajësoni për asgjë. Thoni se keni vendosur të ndaheni që më parë, nuk dëshironi të fjaloseni dhe nëse insiston, mund t’i tregoni se çka mendoni se nuk shkon mes juve.

6.  Para se të ndaheni, shkruani diku se pse keni vendosur ashtu – cili është shkaku.

Mbajeni mend këtë dhe mos lejoni të ndikoj as bukuria, as lotët, as fjalët. Ndarja ndodh së pari me sjelljen e vendimit në kokën tuaj. Dhe nëse e keni sjellë atë vendim, nuk keni arsye pse ta shtyni vendimin tuaj.

7.  Mos e beni kurrë ndarjen në vënde publike.

8.  Me siguri se në skenarin si do të dëshironit t’ju braktis dikush, është edhe fjala e juaj përfundimtare. Pra, do të dëshironit edhe ju të shtoni diçka para se t’ju braktis dikush, prandaj lejoni edhe ju që partneri që e braktisni të thotë çka ka për të thënë. Mos pritni që shpejt ta kryej bisedën e vet, dhe që pasi ta kryej të pajtohet me fatin.
9.  Edhe nëse keni qenë shokë dhe shoqe të mirë para lidhjes, nuk mund të jeni më.

Ju mund të mendoni se asgjë nuk kushton të mbeteni shokë, po me këtë ia vështirësoni çdo ditë në të ardhmen edhe vetes edhe atij /asaj.

10.  Kur njëherë e keni sjellë atë vendim, i pari / e para që duhet ta dijë është partneri.

Mos flitni me shokë apo shoqe lidhur me vendimin tuaj para se t’ia tregoni në sy partnerit. Sado besnik ndaj jush të jenë miqtë tuaj, mund të gabojnë dhe partneri ta kuptoj para se t’i tregoni vet ju, dhe kjo vërtet e bën të ndihet të mjerë. Në fund të fundit, as ju nuk do të dëshironit që ta dijë dikush tjetër para jush kur partneri juaj kishte për t’ju braktisur.

11.  Mos e zvarritni vendimin.

Sado që e zvarritni, kurrë nuk është kohë e përshtatshme për ta braktisur dikë. Edhe lehtë nuk është asnjëherë.


12.  Mos i thoni se e keni dashur gjithmonë –sepse me këtë e gënjeni edhe veten edhe atë.

Sikur vërtetë ta donit nuk do t’ju pengonte asgjë te partneri, apo edhe po t’ju pengonte do të gjeni mënyra ta falni. Ju mund ta keni dashur si njeri, si qenie humane, po jo si partner, prandaj dhe keni vendosur të ndaheni.

13.  Mos provokoni që partneri t’ju lë.

Kjo metodë funksionon ndonjëherë, po jo gjithnjë. Mos ia vështirësoni, se po t’ju braktis partneri nga hidhërimi prej fjalosjes, do të kërkoj më vonë ta falni dhe të pajtoheni, ose do t’jua fal dhe do të kërkoj të pajtoheni.

14.  Shumë çifte gabojnë gjatë ndarjes kur e fajësojnë partnerin.

Thjesht, bëhuni të sinqertë dhe sqaroni pse nuk doni të jeni më në lidhje me të.


15.  Mos e ktheni më kokën mbrapa ditëve të ardhme, duke u interesuar se çka po ndodh dhe si po jeton partneri i braktisur nga ju. Ata mund të qendrojnë me shpresa dhe kjo është gjeja më e keqe që ju mund të bëni për ta.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?