Si të përgatisim dyll për depilim në shtëpi

37585

A ju ka ndodhur ndonjëhëre ta keni pasur urgjente heqjen e qimeve por nuk keni mundur të blini dyll apo të lini një takim në parukeri? Nëse lëkura juaj ju irritohet nga brisku si dhe mua më poshtë do të listojë dy mënyra për bërjen e dyllit në shtëpi lirë dhe efektive.
Mënyra 1

Përgatitja e dyllit

1.  Do tju duhen përbërësit e mëposhtëm:
 250 gr Sheqer
•  250 ml Mjaltë
•  125 ml Limon
•  Shirita pambuku (mund të prisni një bluze që nuk e përdorni)

900px-Mix-Step-1-6
2.  Shkrini sheqerin.
Në një tenxhere ose tigan me madhësi normale (sygjerohet të jetë pak i lartë) hidhni sheqerin dhe lëjeni të shkrihet në nxehtësi mesatare, pa e trazuar shumë derisa sheqeri të fillojë të karamelizohet.

900px-Boil-Step-2
3.  Shtoni mjaltin dhe dhe lëngun e limonit dhe trazojeni vazhdiminsht.

Vazhdoni ta përzieni derisa të ketë një konzistencen e brumit të pëtullave . Nëse përzierja është shumë e trashë atëhere shtojini dhe pak ujë.
Kujdes: Përzierja do të jetë shumë e nxejtë dhe do të shkumbojë.

4.  Hiqeni nga soba dhe lijeni të ftohet për disa minuta.

900px-Put-aluminum-Step-3

 

5.  Dylli është gati. Hidheni në një kavanoz për përdorim të mëvonshëm.

Ruajeni kavanozin në frigorifer.

900px-Be-careful-Step-4
Kujdes:  Kavanozin ngroheni fillimisht ose vendosni nje lugë para se të hidhni dyllin për të mënjanuar plasjen e enës nga nxehtësia.

 

Përdorimi i dyllit
1.  Lahuni mirë për të hequr cdo deodorant apo krem që mund të keni pasur para se ta aplikoni .

900px-Wash-Step-9

 

2.  Nëse dyllin e keni pasur në frigorifer atëhere futeni për rreth 1 minutë në mikroval.
3.  Para se ta aplikoni dyllin në zonën e dëshiruar provojeni me dorë a mund ta duroni nxehtësinë.

 

4.  Aplikoni dyllin me një spatul ose thikë.

900px-Proceed-Step-8

5.  Vendosni shiritin sipër dhe shtypeni paksa me dorë.

900px-Apply-Step-6-2

6.  Tërhiqeni shiritin nga ana e kundërt e qimeve.

900px-Pull-Step-7

 

Nëse lëkurën e keni të ndjeshme sygjerohet që pas çdo tërheqjeje të ushtroni pak peshë me dorë në mënyrë që të mënjanoni fryrjet apo acarimet e lëkurës.

 

 

Mënyra 2

1.  Do tju duhen përbërësit e mëposhtëm:
•  240 gr Sheqer
•  60 ml Lëng limoni
•  60 ml Ujë

900px-Make-Sugar-Wax-Step-1

2.  Në një tenxhere ose tigan me madhësi normale (sygjerohet të jetë pak i lartë) hidhni të gjithë përbërësit.

900px-Make-Sugar-Wax-Step-3

3.  Trazojini vazhdimisht dhe lijini të ziejnë për 5-7 minuta derisa të ketë marrë një ngjyrë të lehtë kafe.

900px-Make-Sugar-Wax-Step-4

4.  Hiqeni nga soba dhe lijeni të ftohet për disa minuta.

900px-Make-Sugar-Wax-Step-5

 

5.  Dylli është gati. Hidheni në një kavanoz për përdorim të mëvonshëm.

Ruajeni kavanozin në frigorifer.
Kujdes:  Kavanozin ngroheni fillimisht ose vendosni nje lugë para se të hidhni dyllin për të mënjanuar plasjen e enës nga nxehtësia.

900px-Make-Sugar-Wax-Step-6

Përdorimi i dyllit
1.  Lahuni mirë për të hequr cdo deodorant apo krem që mund të keni pasur para se ta aplikoni .

2.  Nëse dyllin e keni pasur në frigorifer atëhere futeni për rreth 1 minutë në mikroval.

900px-Make-Sugar-Wax-Step-7
3.  Para se ta aplikoni dyllin në zonën e dëshiruar provojeni me dorë a mund ta duroni nxehtësinë.

4.  Aplikoni dyllin me një spatul ose thikë.

5.  Vendosni shiritin sipër dhe shtypeni paksa me dorë.

6.  Tërhiqeni shiritin nga ana e kundërt e qimeve.

900px-Make-Sugar-Wax-Step-8

Nëse lëkurën e keni të ndjeshme sygjerohet që pas çdo tërheqjeje të ushtroni pak peshë me dorë në mënyrë që të mënjanoni fryrjet apo acarimet e lëkurës.

Total 39 Votes
2

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?