Si të personalizojmë me imazh një dosje (folder)

2012

Të gjithë e dimë se si duken folderat në pamjen normale, kështu:

Po sikur të jemi të mundur që folderin tonë personal ta bëjmë kështu:

Dhe arkivat tona ti bëjmë kështu:

1.  Gjeni imazhet (iconat) që dëshironi të vendosni.

Kërkojmë në Google emrin ose kategorinë e folderit që duam në anglisht dhe shtojmë “folder icon” si në foton më poshtë, në këtë rast ne po gjejmë një imazh për dokumenta. Dhe shkojmë tek “Imazhe” për të dalë rezultatet që duam.

2.  Gjejmë mënyrën e shkarkimit.

Zgjedhim njërën nga fotot dhe e klikojmë atë. Do të dali si më poshtë dhe klikojmë “Vizito Faqen”.

3.  Shkarkojme imazhin.

Në faqe gjejmë se ku mund ta shkarkojmë por nuk duhet harruar që imazhi na duhet në versionin “.ico” kështu që duhet ta shkarkojmë aty ku lexon “Download ICO”.

•  Egzistojnë shumë faqe që mund të shkarkojme imazhe icona prandaj duhej që ta kërkonim në google dhe jo në një faqe të caktuar sepse mund të ketë shumë imazhe të tjera më të bukura në faqe të tjera.

4.  Sigurojmë që imazhi nuk do të luhet.

Mbasi ta shkarkojmë duhet të sigurohemi që imazhi nuk do të luajë, keshtu që duhet ta fusim në një folder që nuk lëvizet shpesh.

5.  Vendosim imazhin si icon.

•  Klikojmë me të djathtë folderin që duam të ndryshojmë dhe në fund do të klikojmë “Properties”.

•  Shkojmë tek “Customize” dhe klikojmë “Change Icon…”.

•  Klikojmë “Browse…”.

•  Shkojmë ne folderin që vendosëm imazhin që shkarkuam më parë, e klikojmë atë dhe klikojmë “Open”.

•  Klikojmë “OK” në të dyja tabelat e mëparshme.

•  Dhe pamja e folderit do të ndryshohet me sukses.

•  Nëqoftëse nuk do tju ndyshohet, hiqeni me “X” dhe shkoni përsëri tek folderi sepse mund të ketë nevojë të rifreskohet.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?