Si të pranosh mos të kesh fëmijë

1536

Ka shumë arsye pse një person nuk ka fëmijë. Kjo mund të jetë për shkak të jo  dëshirës së një partnerit ose të një paaftësie riprodhimi nga njëra apo tjetra pale. Të gjitha këto situata  sëbashku të mos pasjes së një fëmijë sjellin situata dhimbjeje  shpirtërore dhe depresioni si nga njëra dhe nga tjetra palë. Ja disa mënyra se si të pranoni mos patjen e fëmijëve.

1.  ­Shprehni ndjenjat tuaja!

Pranojini emocionet tuaja sa do të ndryshme e të përziera të jenë ato! Mënyra se si mund ti shprehni ndjenjat është krejt personale dhe mund të përfshihet e qara, e bërtitura, e qeshura, të kënduarit e të shkruarit ose të gjitha këto sëbashku mund të jenë një mjet i të shprehurit dhe të shfryrit të ndjenjave tuaja!

 

2.  ­Pranojeni realietin ashtu siç është.

 

3.  Gjerat shikohen në perspektiv.

 

Kini parasysh që çdo njeri gjatë jetës së tij përballet me situata të tmerrshme si vdekja, sëmundja dhe mospatja e një fëmije. Duke patur lidhje me njerëz në të njëjtën situatë mund  të ndiheni më pak vetëm.

4.  ­Përkujdesja ndaj shëndetit.

Jini korrekt me regjimin e gjumit dhe hani mirë. Mos plotësimi i orarit të gjumit dhe mos të ushqyerit mirë e vështirëson proçesin e pranimit të mos patjes së një fëmije.

5.  ­Mëso më tepër për fazat e mjerimit.

Pranimi i mospatjes së një fëmije është e ngjashme me humbjen e një njeriu të dashur dhe kështu ju do ndjeni mjerim të formave dhe intesiteteve të ndryshme gjatë kohës.
 Mos pranimi.
•  Dëshpërim.
•  Keqardhje ndaj vetes.
•  Zemërimi.
•  Frika.
•  Ndryshime fizike nga mjerimi.

6.  ­Kërko për ndihmë emocionale.

Ndihma e jashtme është jashtëzakonisht e rëndësishme për përballimin e mospatjes së fëmijëve. Janë shumë vende ku ju mund të kërkoni ndihmë.
•  Sociolog terapist.
•  Grup suporti të të njëjtit problem.
•  Organizatat fetare.
•  Familja dhe shokë të afërt.

7.  ­Nëse ju i doni shumë fëmijët konsideroni ti kini ato prezent në mënyra të tjera.


Nuk është e rëndësishme që ju te jeni një prind për të parë fëmijë të rriten.

•  Ndihmoni shokë apo familjarët tuaj me rritjen e një fëmije. Kështu ju mund të përjetoni ndjesinë e lumturisë së rritjes së atij fëmije dhe i afërmi apo shoku juaj do tju falenderojë. 

•  Konsideroni të merrni pjesë në programe për rritjen e femijëve ose merrni pjesë në kurse të ndryshme për ndihmën e fëmijeve me probleme.

•  Provoni të gjeni një mundësi pune që ka të bëjë me fëmijët.

8­.  Adresimi i problemeve specifike.

 

Është e rëndësishme që ju të jeni real me rethanat e jetës. Nëse ju e dini që nuk mund të keni fëmijë atëherë pranojeni sepse jeta vazhdon. Me vetëdije mundohuni të futni në rutinën tuaj të përditshme këto praktika sjelljeje.

Në vend që të fokusoheni se çfarë mund të ishte mundohuni të fokusoheni se çfarë mund të jetë. Imagjinoni një të ardhme pa fëmijë në jetën tuaj. Bëni plane për veten tuaj  pa patur fëmijë përqark dhe në ato plane që keni menduar mendojeni veten shumë të lumtur.
Hiqni objekte që mund tju kujtojnë diçka rreth fëmijëve. Nëse keni disa lodra fëmijësh që i keni marrë për shpresë për një fëmijë në të ardhme paketojini ose jepjani ndonjë miku apo të afërmi tuaj që mund ti hyjnë në punë.

9.  ­Gjeni kohë për veten tuaj.

Të mos paturit fëmijë sdo të thotë fundi i lumturisë. Harxhoni më tepër kohë me të dashurit tuaj dhe përkushtojuni hobeve dhe gjërave që ju bëjnë juve të lumtur. Nuk duhen gjithmonë fëmijët për një jetë kuptimplotë dhe pozitive.

10.  Adoptoni

Nëse e keni mundësinë financiare merreni në konsideratë adoptimin e një femijë. Fëmija nuk do jetë genetikisht i juaji por lidhja do jetë po aq e fortë sikur ta kishit fëmijën tuaj.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?