Si të pushojmë lemzën

5909

Ndërkohë që doktorët mund të pretendojnë që “kurat” e lemzës janë thjesht tregime dhe mite të grave të vjetra ato bazohen pjesërisht në metoda të sakta të cilat shkencërisht funksionojnë.

Metoda për të pushuar lemzën ka shumë (por me të vërtet shumë) dhe është në dorën tuaj të zgjidhni kush ju përshtatet më shumë. Poshtë do të listojmë disa mënyra për të pushuar lemzën të cilat ju ndoshta nuk i dini por mund të jenë të efektshë në rastin tuaj.

1.  Pini një gotë me ujë me një pipë.

•  Mbushni një gotë me ujë dhe fusni një pipë.

•  Mbydhni veshët me gishta dhe pini disa gllënka ujë.

Lemza do tju pushojë pasi të keni pirë disa gllënjka.

Kjo mënyrë funksionon më shumë në moshat e vogla dhe fëmijët ndërkohë që të rriturit duhet ta provojnë 2-3 herë për të funksionuar.

2.  Pini një gotë me ujë me dy pipa (një jashtë, një brenda)

•  Mbushni një gotë me ujë dhe merrni dy pipa.

•  Një pipë futeni në ujë ndersa tjetrën lijeni jashtë gotës.

•  Fusni të dyja pipat në gojë dhe pini ujë si zakonisht.

Sugjerohet të mundoheni të pini gllënjka të mëdhaja ujë.

3.  Pini ujë pa përdorur duart.

•  Vendosni një gotë me ujë në një karrige.

•  Uluni në karrigen tjetër dhe përkuluni për të pirë ujë (pa duar).

•  Mundohuni të pini sa më shumë ujë të jetë e mundur në këtë mënyrë duke e anuar gotën.

4.  Pini ujë shtrirë.

•  Mbushni një gotë përgjys me ujë.

•  Shtrihuni në një krevat apo divan dhe pini disa gllënjka nga gota.

Kjo teknikë nuk sygjerohet për moshat e vogla pasi mund ta derdhin ujin.

5.  Hani diçka të ëmbël.

Mbingarkesa e nervave fundore të gjuhës me diçka të ëmbël si puna e një luge sheqer mund ta pushojë lemzën.

•  Mbushni një lugë me sheqer.

•  Mundohuni ta vendosni sheqerin në pjesën fundore të gjuhës aty ku nervat shijojnë shijen e thartë.

6.  Hani një fetë limoni

Shija e lëngut të limonit shkakton për trupin një reakson të ngjashëm sikur dikush tju trembi.

Ju mund ti shtoni dhe pak sheqer për ta bërë më të lehtë.

7.  Hani një lugë me gjalpë kikiriku.

•  Mbushni një lugë me gjalpë kikiriku.

•  Mbajeni për 5-10 sekonda në gojë.

•  Gëlltiteni pa e përtypyr.

 

8.  Merrni sa më shumë frymë që të mundeni dhe gëlltiteni pa e nxjerr .

Përsëriteni këtë veprim derisa ta keni të pamundur të gëlltisni më frymë.

 

9.  Mbani gojën hapur për disa minuta

•  Mbani gojën hapur për disa minuta dhe mundohuni të gëlltisni pështymën pa e mbyllur gojën.

Lemza do të ketë ikur për maksimumi 3 minuta.

10.  Përdorni hundën dhe gjuhën.

•  Merrni frymë dhe nxirreni frymën njëherë me ngadalë.

•  Kur të nxirrni frymën mundohuni të nxirrni sa më shumë ajër të jetë e mundur (derisa trupi juaj tju detyrojë të merrni përseri frymë).

•  Ndërkohë që do të merrni frymë nxirrni gjuhën jashtë.

•  Mbyllni veshët me gishta.

•  Mbani frymën me gjuhën jashtë dhe me veshët mbuluar për 40 sekonda.

Nëse nuk funksionon përsëriteni këtë veprim deri në 3 herë.

11.  Stimuloni frymëmarrje.

•  Merrni frymë thellë dhe mbaheni.

•  Duke e bërë këtë mbullni gojën dhe veshët dhe mundohuni të stimuloni frymemarrjen me gojë dhe hundë mbyllur.

12.  Alarmoni trupin.

•  Qendroni për një kohë të gjatë shtrirë dhe ngrihuni menjëhere.

•  Nëse kjo sfunksionon atëhere qendroni për një kohë të gjatë në këmbë dhe uluni menjëherë.

13.  Mundohuni të gogësini.

Secili prej nesh di si të provokojë gogësimat. Mundohuni të gogësini derisa të keni nxjerrë mjaftueshëm ajër për të pushuar lemzën.

14.  Kërkojini dikujt tju gudulisi.

•  Kërkojini një shoku apo familjari tju gudulisi për rreth 30 sekonda.

Kjo funksionon në personat që kanë guduli.

15.  Provoni metodën afrikane.

•  Lagni një copë letre me ujë.

•  Vendoseni në ball.

•  Prisni derisa lemza tju ketë pushuar.

 

 

 

Total 9 Votes
3

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?