1. Sigurohuni të keni përbërësit mëposhtë:
• 40 ml Rum i bardhë
• 20 ml Rum i zi
• 15 ml Liker Orange Curaçao
• 10 ml Lëng lime
• 15 ml Shurup Orgeat
• Akull i copëtuar

2. Copëtoni pak akull dhe hidheni në shaker.

3. Shtrydhni limen derisa të keni masën e nevojitur të lëngut.

4. Hidhni një fetë lëkure lime në shaker.

5. Shtoni përbërësit e tjerë përvec Rumit të zi.

6. Tundeni shakerin fort për rreth 10 sekonda.

7. Hidheni përzierjen në gotë dhe pak akull të copëtuar.

8. Shtoni me kujdes rumin e zi.

9. Dekorojeni me qershi ose feta lime.

Ju bëftë mirë!
Shënim:
Në rast se ju mungon Shurupi Orgeat atëhere klikoni foton më poshtë për të parë si bëhet në kushte shtëpiake.






